Partizani pa “timonier”, Muça shpreh hapur dëshirën: Italianët vetëm kanë prishur punë, duhet trajner shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 23:40

Partizani pa “timonier”, Muça shpreh hapur dëshirën: Italianët vetëm kanë prishur punë, duhet trajner shqiptar

Ish-futbollisti i Tiranës dhe trajneri i njohur Shkëlqim Muça kritikoi ish-trajnerin e Partizanit Franko Lerda se e la qëllimisht jashtë ndeshjes Jasir Asanin për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin midis tyre.

Asani
Në “Rubrika Sportive”, Muça thekson se ndryshimet e shpeshta në formacionin titullar të kampionëve në fuqi sollën dhe destabilitetin në rezultate. Ai vlerësoi anësorin e të kuqve Asanin për profesionalizmin dhe maksimumin që ka dhënë gjatë ndeshjeve të këtij sezoni.

“Ndryshimet e shumta tregojnë që ekipi nuk ka stabilitet. Për Asanin, lënia jashtë derbit m’u duk si kunj sesa zgjedhje teknike. Sa herë që futet në fushë, ka dhënë maksimumin, është treguar profesionit .Lerda e ka keqpërdorur atë.

Është rezultati ai që vendos. Po marr një shembull timin. Në një ndeshje, vendosa të mos merrja lojtarin kryesor. Presidenti vjen dhe na mbledh të gjithëve dhe më mbështet dhe u tregon lojtarëve se vendimi është padiskutueshëm. Në fund të mbledhjes më tha se e respektonte vendimin tim. Por dua ta fitoj ndeshjen, pra peshon rezultati në fund

Nuk vjen një trajner për të hedhur kunja. Duhet t’i përshtasë lojtarët me skema”,deklaroi Muça.

Ndërkohë, ikona e Tiranës u shpreh kundër zgjedhjes së trajnerëve të huaj në futbollin shqiptar, duke piketuar italianët. Sipas tij, ata janë të përqëndruar te skema e lojës sesa aspektet e tjera.
Muça shprehu hapur dëshirën që drejtimin e Partizanit ta marrë një trajner shqiptar.

lerda
“Lerda pati kohë të mjaftueshme për të njohur dhe drejtuar Partizanin. E mori ekipin në verë, pavarësisht se nuk ia doli në kupat e Europës iu dha mundësia të drejtonte ekipin gjatë kampionatit.

Por Tirana dhe Partizani janë ekipe që nuk janë mësuar të rrinë në mbrojtje. Nëse vjen te Tirana dhe luan me skemë 5-4-1, nuk të pranon askush. Partizani dhe Tirana nuk janë ekipe që rrinë në mbrojtje. Këta italianët që kanë ardhur më shumë na kanë prishur më shumë sesa kanë rregulluar dhe janë skematikë sesa mendojnë spektaklin. Kur vjen në një ekip duhet të njohësh historinë, mentalitetin, filozofinë tifozët.

Trajnerët ballkanas kanë diçka më të mirë. Unë jam për trajner shqiptar”, përfundoi Muça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"