Partizani pa frena, firmos me lojtaren e kombëtares së Ruandës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2019 | 21:19

Partizani pa frena, firmos me lojtaren e kombëtares së Ruandës

Partizani në volejboll për femra vazhdon të bëjë goditje të njëpasnjëshme në merkato. Pasi zyrtarizuan vetëm 3 ditë më parë lojtaren amerikane Kejli Mans, kampionet e Shqipërisë e përforcojnë ekipin edhe me një tjetër element.

Partizani volley

Bëhet fjalë për volejbollisten nga Ruanda, Benita Mukandajisenga. 24-vjeçarja luan në pozicionin katër dhe është aktivizuar në kampionate si ai turk apo bullgar, ndërkohë që në sezonin 2018-2019 ka qenë pjesë e Universitetit të Turizmit, Teknologjisë dhe Studimeve të Biznesit, skuadër me të cilën ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm. Me gjatësi 1.84 metra, Benita Mukandajisenga, e cila është pjesë e kombëtares së Ruandës, pritet të jetë një element i rëndësishëm për skuadrën kryeqytetase.

Partizani2

Tashmë Partizani e dërgon në katër numrin e lojtareve të huaja, pasi përveç ruandezes dhe amerikanes që janë afruar ditët e fundit, kampionet e Shqipërisë kanë firmosur javë më parë edhe me sllovaken Hudekova si dhe turken Basha. Ndërkohë, pas afrimit të ndihmëstrajnerit turk Bernard Çikar, Partizani është gjithashtu në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të parë. Kujtojmë se përveç objektivit për fitimin e të gjitha trofeve kombëtarë, skuadra e Partizanit këtë sezon do të synojë një paraqitje sa më të mirë edhe në Champions League, ku shorti e ka vënë përballë ekipit nga Bosnje-Hercegovina, Zok Bimal Jedinstvo Brçko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"