Partizani nuk ndalet, zyrtarizon të riun Qaqi dhe portierin veteran Vashaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2015 | 16:15

Partizani nuk ndalet, zyrtarizon të riun Qaqi dhe portierin veteran Vashaku

qaqiPartizani vazhdon të përforcohet. Të kuqtë kanë bërë sot dy afrime të reja në ekip. Bëhef fjalë për mbrojtësin 21 vjeçar Harallamb Qaqi dhe portierin veteran Vlendi Vashaku.

Qaqi i bashkohet 15-të herë kampionëve të vendit në formë huazimi nga klubi itlaian i Veronës. Mbrojtësi i cili gjithashtu është pjesë e ekipit përfaqësues U-21, nënshkroi ditën e sotme kontratë 1 vjeçare me të kuqtë. Për Qaqin Partizani do të jetë eksperienca e parë në nje klub shqiptar.

Qaqi: Jam shumë entuziast për arritjen e kësaj kontrate me klubin e Partizanit. Miqtë e mi Fejzullahi, Batha por edhe Rrahmani më kan folur mjaft mirë për skuadrën dhe ambjentin e kuq. Shpresoj dhe besoj që aventura ime e parë në Kampionatin Shqiptar të jetë mjaft pozitive dhe me skuadrën të arrijmë objektivat që klubi ka për këtë sezon futbollistik.Vij në një ekip me histori të madhe dhe jam i vetëdijshëm se duhet të jap maksimumin për Partizanin, për më tepër që si pjestar i ekipit përfaqësues Shpresa do të jemë edhe më pranë syve të trainerit Redi Jupi.

Blendi Vashaku i është bashkuar skuadrës pasi ka firmosur sot kontratën me të kuqtë. Portieri i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Tomorit Beratit do të jetë përkrah dy gardianëve aktual kapitenit Hoxha dhe Xhikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"