Partizani nuk ndalet në merkato, projektohet afrimi i tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 12:23

Partizani nuk ndalet në merkato, projektohet afrimi i tretë

Pas Emiljano Mustës dhe Herald Markut, Partizani është shumë pranë firmës me një tjetër mëngjarash. Bëhet fjalë për Edison Ndrecën që edicionin e shkuar ishte pjesë e Bylisit. Pas mbylljes së sezonit, Ndreca deklaroi për “Panorama Sport” se është futbollist i lirë dhe do të dëgjojë të gjitha ofertat në drejtim të tij.

ndreca

Duket se bisedimet më konkrete janë me ekipin e Partizanit dhe negociatat kanë shkuar në rrugën e duhur, çka mund ta sjellë shumë shpejt 26-vjeçarin në kryeqytet. Ndreca shihet si një alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes. 26-vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë te Bylisi edicionin e shkuar, duke luajtur 32 ndeshje dhe duke shënuar 6 gola.

Ndreca ka edhe një gjuajtje tepër të fortë, si dhe është tepër luftarak në aspektin mbrojtës. Afrimi i mundshëm i mëngjarashit, tregon se Esin Hakaj është gjithmonë dhe më larg klubit, pasi kontrata nuk i është rinovuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"