Partizani nuk kursehet në merkato, zbulohen 3 dëshirat për mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:39

Partizani nuk kursehet në merkato, zbulohen 3 dëshirat për mbrojtjen

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja e ka fokusin në prapavijë dhe synon të firmosë me tre mbrojtës: një qendërmbrojtës dhe dy lojtarë krahu.

Mici

Për krahun e majtë, flitej për një afrim të Ndrecës nga Bylis, por kjo pistë ka rënë poshtë. Ndërsa dëshira e madhe, mbetet Mici. Në qendër, u synua kroati Karlo Biliç, por ekipi i Sibenik i bllokoi “demat”, duke theksuar se lojtari nuk është në shitje.

Gjatë ditëve të ardhshme, do të ketë afrime te Partizani, sidomos në repartin e mbrojtjes, aty ku ekipi ka shfaqur më së shumti probleme deri më tani. Mbetet për t’u parë se cilët futbollistë do t’i bashkohen “demave” gjatë këtyre ditëve, por një gjë është e sigurt. Merkato e janarit nuk do të përfundojë pa pasur të tjera afrime në kampin e kuq, sidomos në prapavijë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"