Partizani nuk heq dorë nga merkato, kërkohet edhe 1 sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 12:53

Partizani nuk heq dorë nga merkato, kërkohet edhe 1 sulmues

Në kampin e kuq e pranojnë që fundi i merkatos i ka gjetur të paplotësuar, ndaj ata presin akoma përforcime. Në listën e federimeve kanë lënë dy vende bosh dhe mësohet se drejtuesit po i lëvizin të gjithë gurët për të gjetur të paktën një sulmues. Kjo gjë mund të konkretizohet vetëm në rast se gjejnë ndonjë lojtarë të paangazhuar me asnjë klub ose ndonjë shqiptar që mund të regjistrohet si fillim te Partizani B.

partizani2

Modeli i ekipit të dytë ka funksionuar edhe në sezonin e shkuar, pasi Jasir Asani mbërriti në mes të shtatorit, për llogari të Partizani B. Pasi debutoi me ekipin e dytë, Asani më pas kaloi te skuadra e parë. E njëjta histori mund të përsëritet edhe këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"