Partizani nuk ankohet më për gabimet e arbitrave, por ja rastet e kontestueshme ndaj “demave” këtë vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 22:22

Partizani nuk ankohet më për gabimet e arbitrave, por ja rastet e kontestueshme ndaj “demave” këtë vit

RASTET E KONTESTUESHME NDAJ PARTIZANIT

JAVA 1 Skënderbeu – Partizani 1-0

Gjyqtarë: E. Hamiti (Lezhë), E. Doda, N. Bregasi (Tiranë)/ pas porte: O. Sokoli, O.Kuka (Tiranë)

8′ Hila i rrëmben topin Krasniqit dhe i drejtohet zonës. Sulmuesi i Skënderbeut bën një ndërhyrje ndaj mesfushorit elbasanas dhe Prognit, duke i rrëzuar të dy brenda zonës. Të kuqtë pretendojnë për penallti, por gjyqtari vijon lojën (ndërhyrja e Krasniqit është pa top). Moment shumë i dyshimtë.

hebaj

90′ Bregu i shmanget mbulimit të mbrojtjes së Partizanit, duke e ndjekur topin e ardhur nga mesfusha. Në momentin e fundit, vlonjati pengohet nga portieri Hoxha dhe gjyqtari Hamiti akordon penallti. Vendim i drejtë i kryesorit.

JAVA 2 Kamza – Partizani 0-1

Gjyqtarë: O Sokoli, D. Rexha, G. Qirici (Tiranë)

45′ Plaku manovron bukur në krahun e majtë dhe sapo hyn në zonë, në momentin që gjuan, ka kontaktin me portierin dhe rrëzohet në fushë. Topi përfundon jashtë, por gjyqtari Sokoli akordon penallti.

JAVA 4 Laçi-Partizani 0-0

Gjyqtarë: A. Beqiri, R. Avdo, R. Shaba (Tiranë)

5′ Esat Mala merr një top brenda zonës nga Asani dhe në momentin që po bëhej gati të godiste “sferën”, Lushkja i ndërhyn me këmbën hapur nga prapa, duke e rrëzuar në fushë. Gjyqtari vijon lojën, duke mos akorduar penallti, përpos kontestimeve të të kuqve. Ndërhyrja pa top e Lushkjes ndaj Malës, që po mundohej të gjuante pranë zonës së vogël, ishte një episod që nuk duhej të diskutohej nga trupa gjykuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"