Partizani niset sot drejt Turqisë, projektohen miqësore me dy “big”-ët europianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 9:40

Partizani niset sot drejt Turqisë, projektohen miqësore me dy “big”-ët europianë

Ditën e sotme marrin fund pushimet e lojtarëve të Partizanit, të cilët nga e hëna e javës së shkuar kanë pushuar në destinacione të ndryshme.

Partizani

Mëngjesin e sotëm skuadra dhe stafi kanë udhëtuar drejt Turqisë, ku do të kryejnë fazën përgatitore, shumë e rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, pas një pauze të gjatë për shkak të Botërorit.

Kjo ndalesë e pazakontë e ka detyruar klubin e kuq të mendojë për të gjetur një zgjidhje sa më optimale dhe në fund dakordësia është arritur për zhvillimin e një faze përgatitore në Turqi, në qytetin e Antalias, ku do të zhvillohen dhe disa ndeshje miqësore me ekipe prestigjioze.

Dy nga kandidatët janë Napoli dhe PSV Eidhoven.

Skuadra do të kthehet në Tiranë më datë 5 dhjetor, për të bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e radhës me Erzenin, një kundërshtar shumë delikat, i cili në fazën e parë i ka mposhtur minimalisht “demat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"