Partizani nis stërvitjen, por mungon një lojtar. Duket se të kuqtë i kanë mbyllur derën përfundimisht…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 0:17

Partizani nis stërvitjen, por mungon një lojtar. Duket se të kuqtë i kanë mbyllur derën përfundimisht…

Edhe Partizani, njësoj si rivalët kreu ditën e djeshme seancën e parë stërvitore pas 2 muajsh ndërprerjeje të kampionatit shqiptar për shkak të pandemisë së koronavirusit.PARTIZAN

Të pranishëm në seancën stërvitore kanë qenë të gjithë futbollistët që janë përgatitur edhe para shpërthimit të pandemisë.

Ndonëse kanë kaluar 66 ditë nga seanca e fundit stërvitore, te Partizani vijon marrëdhënia e ngrirë me mesfushorin Aristoteles Romero.

Venezueliani u spostua nga stafi teknik te Partizani B për shkaqet që dihen, por edhe pse kanë kaluar mbi dy muaj, sërish Romero mbetet larg ekipit të parë.romero

Duket qartë që mesfushorit i është mbyllur përfundimisht dera tek ekipi i parë dhe kontratën me të kuqtë do ta përmbushë te Partizani B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"