Partizani nis rrugëtimin në Kupë, kërkon t’i japë fund 18 viteve heshtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 15:37

Partizani nis rrugëtimin në Kupë, kërkon t’i japë fund 18 viteve heshtje

Partizani nis ditën e nesërme misionin e fitimit të Kupës së Shqipërisë, të cilën dështon ta fitojë prej plot 18 vitesh. Ditën e nesërme luhet sfida e parë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Orikut duke nisur nga ora 15:00.

PARTIZANI 2

Triumfi i fundit i “demave” në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend daton në sezonin 2003-’04. Partizani e ka fituar Kupën 15 herë, që është rekord në vendin tonë.

Paulo Buxhelaj dhe Masanga Matondo janë dy mungesat e sigurta për ndeshjen ndaj Orikut. Mbrojtësi i majtë ka një kontraktim muskulor, që e ndaloi të grumbullohej me Kombëtaren U-21 dhe aktualisht po stërvitet i veçuar. Ndërkohë, Matondo pritet të jetë në fushë nesër, por me Kongon në miqësoren me Mauritaninë, që luhet në orën 21:00. Gjithsesi, Kolela do të kursejë edhe titullarë të tjerë para derbit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"