Partizani ngeci në Korçë, Dosti “shënjestron” sulmuesit: Marrin jo pak, por sa gjuajtje bënë në portë?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 22, 2020 | 0:27


Partizani ngeci në Korçë, Dosti “shënjestron” sulmuesit: Marrin jo pak, por sa gjuajtje bënë në portë?!

Përveç humbjes kundër Skënderbeut, sërish reparti sulmues i Partizanit nuk tregon se është në gjendje të shënojë. Për ish-futbollistin e të kuqve Edmond Dosti, një kritik i vazhdueshëm për merkaton e kampionëve të Shqipërisë.

edmond dosti
Dosti kritikon faktin se asnjë prej sulmuesve të Partizanit Solomon dhe Braun nuk kryen asnjë goditje drejt portës. Mungesa e një sulmuesi cilësor po ndikon këtë sezon dhe te rezultatet e kampionëve të vendit.

Skenderbeu - Partizani

Mesazhi i Edmond Dostit:

Një Partizan që luajti mirë 30 min, por me daljen me karton të kuq, mu duk sikur Partizanit iu prishën ekuilibrat. Deri këtu ‘ok’.

Por, a mundet kush të më thote sa gjuajtje bën në portë sulmuesit tanë që fitojnë jo pak dhe si mundet të fitosh ndeshjet?! Jo, kështu jo! PMTP.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com