Partizani në “Selman Stërmasi”, presidentët e klubeve bien dakord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2017 | 15:15

Partizani në “Selman Stërmasi”, presidentët e klubeve bien dakord

Partizani do të kthehet të luajë ndeshjet si pritës deri në fund të këtij sezoni në kryeqytet. Ditën e sotme është gjetur akordi mes presidentëve të dy klubeve, Tiranës dhe Partizanit, falë ndërhyrjes edhe të Bashkisë së Tiranës.

partizani tirana demi veliaj halili

Në një takim të zhvilluar në Bashki mes kryetarit Erjon Veliaj dhe presidentëve Refik Halili dhe Gazmend Demi, u vendos që skuadra e Partizanit të përdorë stadiumin “Selman Stërmasi” kundrejt një pagese që do të shkojë në arkën e klubit të Tiranës.

“Për 90 minuta rivalitet në një ndeshje, nuk duhet të harrojmë pjesën tjetër ku të gjithë jemi bashkëqytetarë të Tiranës, ndaj më vjen mirë që kemi gjetur dakordësinë ku ekipi i Partizanit do të mund të përdorë stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Sigurisht kundrejt pagesës, ndaj është edhe për arsye financiare. Është më mirë që paratë që Partizani i shpenzon në qytete të tjera t’i shkojnë Tiranës”, tha Veliaj.

Ky lajm gëzon padyshim tifozët e Partizanit që tashmë nuk duhet të shtegtojnë më në Elbasan për të parë ndeshjet e skaudrës së tyre të zemrës, por mbetet për t’u parë se si do të pritet nga tifozët e Tiranës të cilët ishin kundërshtarët kryesorë të këtij vendimi deri më sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"