Partizani në podium, ja notat e ekipeve për javën e 31-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2016 | 15:48

Partizani në podium, ja notat e ekipeve për javën e 31-të

penalltia e kukesit emini e humbet pret xhikaPartizani 8 – Fitore për titull dhe me vendosmëri kampioneje. Të kuqtë treguan edhe një herë se janë të denjë për trofeun e shumëdëshiruar dhe me perlën e sulmuesit shkodran ruajtën distancën me Skënderbeun, edhe pse në transfertën kuksiane luajtën pa kapitenin që u ndëshkua në fund të pjesës së parë.

Skënderbeu 7.5 – Bën detyrën. Përballë Tiranës, Shehi ishte një ndër lojtarët më të mirë në fush- ën e lojës për korçarët, çka tregon se është vënë jo pak në vështirësi, mirëpo tri pikë me shumë vlerë edhe për faktin se ua rrëmbyen 24 herë kampionëve.

Vllaznia 7 – Fitore dhe dominim në të gjitha drejtimet. Të besuarit e Cungut kanë bërë autokritikën më të mirë ndaj vlonjatëve, duke marrë një fitore që vlen më shumë sesa vetëm tri pikë, duke qenë se ishte një nga duelet për mbijetesë.

Bylisi 7 – Në të tilla ndeshje mjaftojnë edhe të tilla “perla” si ajo e Vareas nga goditja e dënimit, për t’i dhënë skuadrës fitore dhe me shumë mundësi për të shpresuar për mbijetesën. Pas javës së 31-të, kanë barazuar me pikë Flamurtarin, të cilin do ta presin në Ballsh…

Teuta 7 – “Shtatë ballë” si deti me mot të tërbuar. E tillë ka qenë skuadra e drejtuar nga Magani në takimin e luajtur në Pukë. Gol që në frymën e parë dhe dominim deri në atë të fundit. Katër gola që barazojnë me pikë Kukësin e vendit të tretë.

Tirana 5 – Notë kaluese për lojën e zhvilluar, shpirtin e garës që kanë treguar dhe qëndresën përballë një skuadre si Skënderbeu, por në fund u mungon edhe fati. Të besuarit e Dajës kanë bërë detyrën në fushë, pavarë- sisht se dolën pa pikë. Ndeshje për t’u marrë shembull deri në fund nga bardheblutë… sidomos në derbi.

Laçi 4 – U mund dhe tashmë është zyrtarisht një nga ekipet që lufton për mbijetesë. Paradoksale, duke parë ecurinë e kurbinasve në Kupën e Shqipërisë në të cilën kanë siguruar finalen. Duhet përqendrim për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme…

Kukësi 4 – Shumë mundësi të shpërdoruara, ku më e madhja ishte ajo që i dha Alban Hoxha me penalltinë e shkaktuar dhe faktin që i la të luanin për më se 40 minuta me një lojtar më shumë. Kanë bërë ecuri për t’u nderuar në dhjetë javët e fundit, por në javën e 31-të është e pafalshme që dolën pa pikë.

Flamurtari 3 – Nuk di të bëjë asgjë, sidomos atëherë kur e ka më se të nevojshme. Përballë kishte një rivale direkte dhe ka humbur sfidën në të gjitha drejtimet. Skuadër e vendosur keq në fushë dhe lojtarë që nuk bëjnë asnjë sakrificë për ta shpëtuar këtë klub nga një njollë e tillë.

Tërbuni 3 – Notë edhe më e vogël sesa numri i golave të pë- suar në një ndeshje. Mrekullia e bërë në Korçë duhet të kishte qenë shtysë për 90-të minutat përballë Teutës dhe jo vetëm në 12 minutat e para, deri kur gjetën barazimin. Mbase ka edhe raste kur vetëm dëshira nuk mjafton për një objektiv të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"