Partizani në përballje “ferri” me Kukësin, ja pikëpyetjet që duhet të zgjidhë Sormani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 15:46

Partizani në përballje “ferri” me Kukësin, ja pikëpyetjet që duhet të zgjidhë Sormani

Fillimi i fazës së tretë i rezervon Partizanit përballjen me Kukësin, që sipas kalendarit është në transfertë, por është si takim shtëpie, pasi ndeshja do të luhet në kryeqytet, në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”. Problemet për trajnerin Sormani për këtë sfidë janë të mëdha, pasi katër titullarë janë të pezulluar nga kartonët.

Partizani

Emergjenca është në mesfushë, ku mungojnë tre titullarë, Telushi, Melo dhe Broja, të cilëve u bashkëngjitet edhe mbrojtësi Boldor.

Dilemat për formacionin janë të mëdha, ndaj trajneri Adolfo Sormani duhet të eksperimentojë për Kukësin. Në dy ditët e mbetura, stafi duhet të ideojë formacionin e mundshëm, ku priten risi, të cilat do të nisin të zbulohen që nga seanca e sotme.

Për plotësimin e mesfushës mund të besohet te të rinjtë, që u provuan edhe gjatë fazës në Turqi, ose me një ndërthurje të lojtarëve mbrojtës, ku Trashi e Kërçiku mund të lëvizin përpara.

KUKESI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"