Partizani në kërkim të lojtarëve të krahut, synohet talenti i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 16:40

Partizani në kërkim të lojtarëve të krahut, synohet talenti i Kombëtares

Partizani është në kërkim të lojtarëve të krahut, veçanërisht mbrojtësve, ku ka vetëm dy lojtarë në këto pozicione. Në mediat zvicerane ka dalë një emër i ri në merkaton e të kuqve. Bëhet fjalë për Ysni Ismailin, një lojtar, i cili është aktivizuar me ekipet “zinxhir” të Kombëtares sonë, teksa në sezonin e fundit u aktivizua në Maqedoninë e Veriut me skuadrën e Voska Sport.

YSIN ISMAILI

Aktualisht, ai është lojtar i lirë dhe po kërkon për një aventurë të re. Në sezonin e fundit 20-vjeçari u paraqit shumë mirë dhe nga Zvicra bëjnë me dije se ka tërhequr vëmendjen e Thun. Megjithatë, klubi i ligës së dytë helvete nuk është i gatshëm të paguajë taksën e formimit dhe është tërhequr nga ky operacion.

Pelister, që është klubi ku është rritur Ismaili, kërkon 50 mijë euro nga taksa e formimit për lojtarin dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky pretendim. I njëjti burim bën me dije se edhe Partizani është në garë për Ismailin, teksa nuk dihet nëse të kuqtë janë të gatshëm të paguajnë për të. Dinamo është gjithashtu e interesuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"