Partizani ndryshon formacionin, Gega prova me Çinarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 13:17

Partizani ndryshon formacionin, Gega prova me Çinarin

Pas tri javësh kampi onat te Partizani nuk ekziston një formacion bazë, gjë e cila është parë nga lojtarët dhe rreshtimi që stafi ka përdorur në këto sfida. Kjo pritet të ndodhë edhe në ndeshjen e radhës, ku të kuqtë i pret transferta e Laçit. Ndryshimi parashikohet të ndodhë jo vetëm duke u nisur nga paraqitja me luhatje ndaj Kastriotit, por edhe nga afrimet, ku dihet që në limite ka mbërritur Eraldo Çinari.

GJK_0887

Shkodrani mendohet të jetë një armë më shumë për trajnerin Gega në fazën sulmuese, por aktivizimin e ka në dorë vetë lojtari, që duhet të bindë me formën në seancat stërvitore. Stafi teknik ka dhënë dje sinjale për ndryshimin e pritshëm në formacion ndaj Laçit, por është ende herët për të thënë se kush do të luajë nga fillimi. Ndeshje kontrolli- Ndërprerja e kampionatit ishte menduar që të shfrytëzohej për zhvillimin e ndonjë miqësoreje këtë fundjavë, por në fund stafi ka vendosur që testi të zhvillohet brenda grupit. Alban Hoxha, Rubin Hebaj dhe Besnik Ferati janë të grumbulluar me ekipet kombëtare, kështu që llogaritë në ndeshjen brenda grupit janë bërë pa këta futbollistë. Hoxha dhe Hebaj priten të jenë titullarë edhe ndaj Laçit, kjo mbetet të vendoset pas kthimit të tyre nga grumbullimet e ekipeve kombëtare.

pa

Me ndarjen që ka bërë në fillim trajneri Gega, provat për transfertën e Laçit janë bërë me Çinarin, që po piketohet si titullar në këtë takim. Por, me shkodranin në fushë, i cili mund të luajë si sulmues krahu në të majtë, i bie që Trashi të pozicionohet si mbrojtës i majtë, rreshtim, i cili ka ndryshuar disa herë gjatë ndeshjes së djeshme. Përveç pozicionimit në krah, stafi e provoi shkodranin edhe në majë, ku Trashi u zhvendos para në fazën ofensive, ndërsa Kalari u aktivizua në të majtë të mbrojtjes. Me atë që u pa dje, i bie që të ketë sërish rokadë në dyshen e qendrës së mbrojtjes, ku Belica me Atandën ishin bashkë, ndërsa në anën tjetër ishin Bitri dhe Gojkoviç.

gega

Nuk përjashtohet mundësia që Bitri e Gojkoviç ta nisin si titullar në Laç. Stafi teknik po bën të pamundurën në këto seanca që Çinari të ingranohet me grupin. Gjatë ndeshjes së kontrollit, stafi i ka ndryshuar disa herë formacionet, duke treguar se mbetet në kërkim të një moduli funksional për pjesën e parë të sezonit. Formacionet e ndeshjesTrajneri Skënder Gega e nisi dje ndeshjen e kontrollit brenda grupit me këtë ndarje: Partizani 1: Hida, Ibrahimi, Atanda, Belica, Trashi, Mala, Telushi, Hila, Çinari, Asani, Daci. Partizani2: Formacioni: Xhika, Statovci, Gojkoviç, Bitri, Uakili, Hysenaj, Kote, Kodra, So Hyon, Mensah, Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"