Partizani mund të ndihet me fat, ja lojtari i vetëm i të kuqve që rrezikon karantinën kur të rinisë stërvitja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 13:28

Partizani mund të ndihet me fat, ja lojtari i vetëm i të kuqve që rrezikon karantinën kur të rinisë stërvitja

Rikthimi i skuadrave në fushën stërvitore mund të shoqërohet edhe me disa probleme shtesë për skuadrat e Superiores, pasi pjesëtarëve të klubeve që izolimi i ka gjetur jashtë vendit, mund t’u kushtojë edhe 14 ditë shtesë karantinë kur të vijnë në Shqipëri.besnik ferati

Sa i përket këtij rregulli, Partizani ndihet disi me fat, pasi vetëm një lojtar rezulton jashtë vendit për momentin.

Pikërisht bëhet fjalë për mesfushorin Besnik Ferati, i cili periudhën e izolimit po e kalon në shtëpinë e tij në Maqedoni.

Të huajt janë të shumtë në numër te të kuqtë, por mbyllja e kufijve i gjeti në Shqipëri, kështu që me rifillimin, vetëm Ferati rrezikon të përfundojë në karantinë kur të nisë stërvitja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"