Partizani miqësore me Teutën/ Trajneri Kolela, në sfidë me kohën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 13:25

Partizani miqësore me Teutën/ Trajneri Kolela, në sfidë me kohën

Sot në orën 17:30 në “NikoDovana” Partizani sfidon Teutën në miqësoren e fundit të kësaj vere, që është padyshim edhe prova gjenerale para ndeshjes së parë të Superiores ndaj Egnatias më datë 20 gusht.

TEUTA-PARTIZANI

Kjo sfidë do të jetë një tregues shumë i rëndësishëm për të kuqtë, që vijnë nga një humbje tërësisht zhgënjyese ndaj Bylisit, e cila u pasua nga largimi i Dritan Mehmetit dhe emërimi i Xhovani Kolelës në krye të stolit.

Partizani vijon stërvitjen me intensitet të plotë, me trajnerin Xhovani Kolela, që është angazhuar tërësisht në instalimin ideve të tij te skuadra me kohën, që nuk premton aspak, pasi kanë mbetur edhe vetëm një javë nga starti.

tafaj kolela

Sot trajneri do të debutojë në një ndeshje në stolin e Partizanit, teksa të gjithë e presin me shumë interes për të parë se çfarë fytyre do të ketë skuadra e 56-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"