Partizani merr Krasniqin, Ibrahimin dhe Muratin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2013 | 22:59

Partizani merr Krasniqin, Ibrahimin dhe Muratin

PartizaniGodet Partizani. Të kuqtë kanë filluar të lëvizin më në fund në merkaton e verës, pas rikthimit në Superiore, ku i pret një rivalitet i madh. Klubi kryeqytetas, përmes një komunikate për shtyp, ka lajmëruar se ka nënshkruar me tre lojtarë, të cilët kanë hedhur edhe firmat mbi kontrata. Mevlan Murati, Besnik Krasniqi dhe Labinot Ibrahimi janë tashmë lojtarë të Partizanit. Ata e kanë lidhur karrierën e tyre me skuadrën e “demave”  për tri vitet e ardhshme. Mevlan Murati është një mbrojtës 19-vjeçar, që vjen nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Ai ka luajtur në tetë ndeshje sezonin e fundit, në shtatë prej të cilave si titullar. Besnik Krasniqi është një mbrojtës i krahut të djathtë dhe ka qenë një emër shumë i lakuar në këtë merkato. Për të po interesohej edhe Skënderbeu ditët e fundit. Ai vjen nga kampionia e Kosovës, Prishtina, dhe është 23 vjeç. Krasniqi e kishte deklaruar që më parë se do të firmoste me Partizanin. Labinot Ibrahimi vjen po ashtu nga Prishtina,  është 27 vjeç dhe luan në repartin e mbrojtjes, repart për të cilin drejtuesit e kuq po kërkojnë përforcimet më të shumta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"