“Partizani meriton titullin këtë sezon”, rrëfimi special i Gjicit: Për Josën vendos kur të mbyllet kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 23:25

“Partizani meriton titullin këtë sezon”, rrëfimi special i Gjicit: Për Josën vendos kur të mbyllet kampionati

Kukësi është duke kaluar momentin më të vështirë në Kategorisë Superiore, që prej sezonit kur militoi për herë të parë, në këto nivele.

bandicam 2021-04-17 22-53-27-408

I ftuar në një lidhje live për emisionin “Zona Gol”, presidenti i nderit të skuadrës verilindore, Safet Gjici, analizoi këtë ecuri të skuadrës, teksa peshën më të madhe të këtij dështimi, ia vendosi mungesës së një stadiumi dhe gabimeve të arbitrave, që sipas Gjicit, i kanë mohuar minimumi 5 fitore.  48-vjeçari, foli edhe në lidhje me të ardhmen e trajnerit aktual Mirel Josa, duke u shprehur:

“Kukësi ka 3 sezoni që luan jashtë, e kemi vuajtur shumë këtë gjë. Unë nuk kam qenë afër Kukësit këtë sezon. Kam angazhime shumë më të mëdhaja që kur mora bashkinë. Jam president nderi.

Kukësi ka vuajtur nga goditja e arbitrave. Pak që kishim problem që nuk luajmë brenda shtëpisë, arbitrat në 5 ndeshje na kanë hequr fitoren. Nuk dua të justifikoj, punën dhe lojtarët. Kjo ka ndodhur, të gjithë janë dëshmitarë.

Zgjodhëm trajner shumë të mirë si Gega, pas virusit, kaloi një traum, shyqyr që e kaloi me sukses. Trajnerit të dytë nuk i ecën rezultatet, nuk kemi ndërruar shumë trajner, 2 trajner kemi ndryshuar, Gegën dhe Josën.

bandicam 2021-04-17 23-00-38-947

Arsyeja më madhore e kësaj ecurisë ka qenë stadiumi, edhe ndërrimi i lojtarëve ka pasur efektin e vetë, por nuk mund të justifikohet kjo renditje. Ne kemi treguar që luajmë mirë, ekipi është aty, Europa është e vështirë, por jo e pamundur, matematika na e lejon.

Kukësi, veç stadiumit, këtë sezon ka pasur probleme të mëdha me arbitrat. Nuk e di arsyen pse. Ta godasësh Kukësin, në ndeshje të rëndësishme, siç na kanë goditur arbitrat, nuk është normale. Do të dëshiroja që mos kishte diçka të qëllimshme, nuk kam prova, po di të them që arbitrat e kanë goditur në të paktën 5 ndeshje.

Edhe sot kishte gabime të mëdha, me dashje apo pa dashje. Nuk dua të justifikoj as stafin, as ata që kanë sjellë lojtarët te Kukësit.

Kukësi pati një ecuri pozitive, kur ishte Gega i sëmurë. Fitoi 5 ndeshje resht. Kur e panë që po ecnim, menduan të na godisnin me arbitrat, që mos merrnim ndonjë trofe.

Goditja e parë është stadiumi, goditja e dytë është nga arbitrat, pastaj ka pasur probleme edhe në menaxhimin e brendshëm, unë nuk kam qenë afër tyre, siç rija më përpara. Ndikon edhe largimi i lojtarëve si Rroca dhe Abazaj, që bënin diferencën.

Më e rëndësishmja për sivjet është ndërtimi i stadiumit. Besoj se në sezonin tjetër, Kukësi do të luajë në shtëpi, do të keni një skuadër pretendent për kampion, do të vazhdojmë me akademinë, si dhe ndërtimin e disa fushave të tjera.

bandicam 2021-04-17 23-02-38-959

Kukësi është ekipi i parë në Shqipëri për koeficientin që ka në Europë. Këtë sezon ishte një ekip komplet i ri, lojtarët duan kohën e vetë, por ne besuam që kishim marrë lojtarë cilësorë. Merkaton e bëri Gega dhe Nexhipi, unë kam qenë shumë larg. Ekipi do menaxhim të përditshëm, jo njëherë në muaj. Vjet kemi pasur ekipin më të mirë në Superiore dhe përsëri nuk dolëm kampion.

Klubi ka pritur më shumë nga Ibraimi dhe Eze. Jam dakord që mbrojtja ka çaluar. Por kjo është çështje teknike, që i takon trajnerëve. Fati i Josës varet nga këto 8 ndeshje, nga rezultatet që do të ketë deri në fund të sezonit. Klubi do bëjë analizën në fund të kampionatit.

Josa nuk ka shumë faj për marrjen e lojtarëve. Kjo varet nga analiza e klubit. Unë jam president nderi, Kukësi do përforcime, duke filluar nga mbrojtja.

Sipas meje, titullin këtë sezon në Kategorinë Superiore e meriton Partizani.

Për sa i përket Kukësit, janë marrë lojtarë me CV të pasur, por nuk kanë dhënë atë që pritej. Po mos ishte president i nderit dhe të isha president, Kukësi nuk do të ishte në këtë gjendje që është sot”, u shpreh Gjici.

 PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"