Partizani mendon për sulmin, tentohet 20-vjeçari shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 22:41

Partizani mendon për sulmin, tentohet 20-vjeçari shkodran

Me kompletimin e krahut të djathtë të mbrojtjes, fokusi i merkatos së Partizanit orientohet nga sulmi. Edhe për këtë repart synohet që të afrohen lojtarë cilësorë dhe me moshë të re. Burime të merkatos së “demave” bëjnë me dije se drejtuesit po tentojnë një sulmues shkodran, i cili i ka ndëshkuar të kuqtë, në sezonin që duelin e titullit e kishin me Kukësin. Bëhet fjalë pikërisht për Rubin Hebajn, i cili më 30 korrik mbush 20 vjeç.

hebajj

Formula për të afruar shkodranin nuk është e lehtë, pasi një vit më parë ai kaloi falas nga Vllaznia te Domzhale. Nisur nga mosha e re, Hebaj nuk  gjeti hapësirën e duhur në sezonin e fundit, pasi më së shumti ka luajtur si zëvendësues. Te Domazhale ka luajtur 386 minuta në 14 takime, ku vetëm në një rast e ka nisur si titullar dhe ka shënuar 4 gola.

hebaj domzhale

Të kuqtë po mundohen që ta afrojnë shkodranin në formën e huazimit dhe më pas të blejnë edhe kartonin e sulmuesit nga sllovenët. Rubin Hebaj ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave dhe shikohet si një sulmues “pykë” me të ardhme. Mbetet të shikohet nëse të kuqtë mund ta realizojnë këtë goditje në merkaton e verës.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"