Partizani me sytë nga Skuka, 24-vjeçari bind për majën e sulmit. Ja si ndryshon formacioni i “Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 14:53

Partizani me sytë nga Skuka, 24-vjeçari bind për majën e sulmit. Ja si ndryshon formacioni i “Demave”

Partizani po kërkon gjatë gjithë verës për lojtarë në repartin e sulmit, me alternativat e tregut, që janë shumë të pakta. Megjithatë, mund të themi se drejtuesit e kanë fjetur mendjen për qendrën, ku ndoshta do të nevojitet vetëm ndonjë alternativë.

SKUKA 3

Xhuliano Skuka u largua nga Dinamo në janar, pasi këta të fundit zgjodhën të mbanin Çinedunë dhe Rexhinaldon. “Demat” e nuhatën shpejt situatën dhe nisën menjëherë tratativat për të firmosur me 24- vjeçarin nga Maqellara e Dibrës.

Sulmuesi i rritur si futbollist në Francë e i kthyer në moshën 18-vjeçare te Korabi, ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si profesionist, erdhi me motivimin në maksimum për të bërë mirë e për t’i treguar Dinamos se bëri zgjedhjen e gabuar.

Debuton me Egnatian e po në të njëjtën ndeshje shënon edhe golin e parë dhe jep sinjale pozitive. Më pas golat vijnë në mënyrë të rrjedhshme, teksa hakmarrja ndaj Dinamos vjen shpejt.

Goli i tij e fundos “nëndetësen” në garën për Kupën e Shqipërisë. Në fund të sezonit Skuka e mbyll me 10 gola në Kupë dhe kampionat, shifra që shumë pak ish-numra 9 të Partizanit në vitet e fundit kishin arritur t’i regjistronin. Bën një “gabim”, e gozhdon Mirosavljevin e ardhur me bujë në stol deri në fund të sezonit.

MOMENTI I TIJ – Lojtari i madh nuk duket në vetëm gjashtë muaj dhe Skuka e di mirë këtë. Pas një “frenimi” për sa u përket golave në Europë, me nisjen e kampionatit, nis një epokë vendimtare për karrierën e dibranit.

F. Hazisllari

F. Hazisllari

Zhunior, autor i 12 golave në kampionat në sezonin e shkuar, tani është në Tajlandë dhe zëvendësuesi i tij nuk duket në horizont. Në një situatë të tillë, pesha më e madhe e repartit të sulmit i ka rënë dibranit, pa harruar Carën dhe Cvetanoskin.

Kjo padyshim është një përgjegjësi “e rëndë” për Skukën, por edhe një mundësi e madhe për të treguar vlerat e tij dhe për të siguruar transferimin e shumëdëshiruar jashtë vendit, që do të mbushte edhe arkat e Partizanit.

NDRYSHIMI – Deri më tani e kemi parë dibranin të bëjë detyrën e tij dhe ndonjëherë të mendojë më shumë sesa duhet për veten, por situata ka ndryshuar. Sulmuesi duhet të zgjojë brenda vetes së tij cilësitë e një lideri dhe të jetë një lokomotivë për repartin ofensiv.

SKUKA 4

Vitin e shkuar bëri shumë gjëra mirë, por padyshim ka mjaft episode për të ndaluar për kritika. Egoizmi në fushë në momente të caktuara është ajo që Skuka duhet ta përmirësojë më së shumti.

Pavarësisht se ka dhuruar 6 asiste, bomberi nga Dibra e ka dënuar skuadrën në momente vendimtare, kur ka dashur të zgjidhë gjithçka vetë.

Sipas portalit “Transfermarkt”, Skuka kushton 450 mijë euro për çdo klub që dëshiron ta blejë. Gjithsesi, Partizani vështirë ta lëshojë në këtë verë.

32

02

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"