Partizani me pikëpyetje në formacion para Bylisit, pritet debutim te të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 17:05

Partizani me pikëpyetje në formacion para Bylisit, pritet debutim te të kuqtë

Fitorja 3-1 me Laçin në transfertë e ka rritur optimizmin te kampionët e kuq, gjë e cila u pa edhe gjatë seancës së djeshme stërvitore. Të besuarit e trajnerit Sormani po mundohen t’i largojnë retë e zeza që patën për një periudhë disajavore me shpresën e fillimit të një serie fituese në kampionat. Tani është radha e Bylisit dhe nga dje ekipi ka nisur punën për këtë ndeshje të javës së 23-të.

partizani

Në dallim nga dueli me Laçin, për këtë javë trajneri Sormani nuk do ta ketë të plotë grupin dhe shqetësimet ekzistojnë në fazën mbrojtëse. Eneo Bitri, pas një paraqitjeje pozitive në Laç, ku shënoi edhe një gol, i duhet të pushojë ndaj ballshiotëve, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

bitri

Por edhe java ka nisur me probleme, madje gjendja e mbrojtësit Dejan Boldor është alarmuese për momentin. Rumuni vjen nga dëmtimi që pësoi në Kupë dhe dje nuk e ka përfunduar seancën stërvitore, duke e lënë në mes pas problemit në kavilje.

ivan boldor
Edhe Ulliam Melo është përgatitur i diferencuar nga një lodhje muskulore dhe sot pritet të bashkohet me grupin. Me Bitrin të pezulluar dhe Boldorin me probleme, i bie që të vijë momenti i debutimit të Amir Bilalit në qendër të mbrojtjes.

amir bilali

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"