“Partizani më kërkoi 4 vite më parë”, sulmuesi i ri Zhunior: Ky është klubi më i madh në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 12:10

“Partizani më kërkoi 4 vite më parë”, sulmuesi i ri Zhunior: Ky është klubi më i madh në Shqipëri

Stenio Zhunior u shpreh për herë të parë si futbollist i Partizanit. Sulmuesi brazilian 29-vjeçar zbuloi se të kuqtë e kishin kërkuar 4 vite më parë kur ishte pjesë e Shkëndijes, por klubi shqiptar në Maqedoni e bllokoi lëvizjen e tij.
137631408_877160176381248_7204785700499087570_n (1) (1)
Më tej, ai e konsideron Partizanin klubin më të madh në Shqipëri

“Më kanë kërkuar 4 vitë me parë. Isha pjesë e Shkëndijës. Ata nuk e lejuan transferimin Tani jam pjesë e Partizanit. Është klubi më i madh në Shqipëri. Do të përpiqem të realizoj sa më mirë objektiva.

Jam përgatitur individualisht. Do të përpiqem të arrij formën më të mirë optimale”, deklaroi sulmuesi i ri i Partizanit, Stenio Zhunior.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"