Partizani me grup të plotë, vetëm një mungesë ndaj Teutës. Daja “skicon” formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 13:08

Partizani me grup të plotë, vetëm një mungesë ndaj Teutës. Daja “skicon” formacionin

Partizani nuk ka humbur kohë pas derbit dhe menjëherë, skuadra ka zbritur në fushën e blertë për të nisur përgatitjet antiTeuta. Të kuqtë kanë grup të plotë në dispozicion për transfertën e vështirë durrsake, përveç mesfushorit Jurgen Bardhi, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën derbi kundër Tiranës. Edhe mbrojtësi Idrizaj, i cili nuk u aktivizua ndaj Tiranës, është i gatshëm për strategun Daja.

partizani

FORMACIONI – Me mungesën e Bardhit në formacion, te Partizani priten ndryshime për sfidën kundër Teutës, që është vendimtare për “demat” sa i takon luftës për titullin kampion. Në vend të mesfushorit 23-vjeçar, pritet të aktivizohet Mala, ndërsa Idrizaj pritet të marrë rolin e tij si mbrojtës i djathtë. Mala vuajti kundër Tiranës si mbrojtës i djathtë, duke pasur ngacmimin e Muçit.

Bitri-Belica do të jenë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Hakaj do të mbulojë fashën e majtë të prapavijës. Mund ta nisë titullar dhe Zhunior si sulmues i majtë, pasi kundër Tiranës u pa në një formë të mirë fizike dhe vrapoi shumë në minutat që u aktivizua. Ndërsa Asani, në të djathtë të sulmit, me nigerianin Solomon që do të jetë sërish në majë të ofensivës.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"