Partizani mbyll “zborin” në Ohër, të kuqtë duhet të rikuperojnë të dëmtuarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 15:24

Partizani mbyll “zborin” në Ohër, të kuqtë duhet të rikuperojnë të dëmtuarit

Partizani i drejtuar nga trajneri Ilir Daja i ka dhënë fund dje periudhës së dytë përgatitore në Ohër. Gjatë pasdites së djeshme të kuqtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore dhe më pas grupi ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.
DSC_5060-1170x650
Për momentin skuadra ka probleme me disa lojtarë, që kanë shfaqur dëmtime të ndryshme dhe që trajneri nuk rrezikoi me aktivizimin e tyre në miqësoren e mesjavës në Pogradec.

Bojkoti i kampionatit u shkon përshtat “demave”, pasi lojtarët me probleme kanë kohën e duhur për t’u riaftësuar, ndërsa stafi ka më shumë kohë për të vijuar programin me një ekip që nuk ka mundësi të bëjë afrime në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"