Partizani mbush arkat, ja sa ka fituar klubi i kuq gjatë merkatos së janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 10:35

Partizani mbush arkat, ja sa ka fituar klubi i kuq gjatë merkatos së janarit

Partizani humbi në këtë dritare transferimesh plot tre titullarë, por padyshim ka regjistruar periudhën më të lulëzuar nga ana financiare për sa i përket shitjes së lojtarëve.

rrapaj skuka bitri

Në total, drejtuesit e kuq kanë arkëtuar plot 1.8 milionë euro, një rekord absolut në historinë e klubit.

Pjesën më të madhe të kësaj shifre sigurisht e përbën shitja e Skukës te Metzi në Francë për plot 1.4 milionë euro.

Shitja e dytë më e shtrenjtë e kësaj vere për të kuqtë është Arinaldo Rrapaj, për të cilin Ludogorets do të paguajë plot 250 mijë euro, sa ishte shifra në klauzolën e largimit.

Shitja tjetër është ajo e Bitrit. Mbrojtësi beratas kaloi te Banik Ostrava në Çeki në këmbim të 150 mijë eurove.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"