Partizani, Mala dhe Kaçe ndezin motorët/ Dilema te “demat”, mesfushori në dyshim për sfidën kundër ish-ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 12:46

Partizani, Mala dhe Kaçe ndezin motorët/ Dilema te “demat”, mesfushori në dyshim për sfidën kundër ish-ekipit

Partizani do të synojë ta harrojë sa më shpejt humbjen kundër Teutës në javën e parë të kampionatit dhe të rikthehet te fitorja kundër Skënderbeut, në transfertë. Partizani ka një bilanc pozitiv përballë korçarëve sezonin e shkuar, pasi në 4 sfida i mposhtën 2 herë dhe një sfidë u mbyll në barazim, ndërsa një fitore mori Skënderbeu.

Daja Kace Mala

Megjithatë, stafi teknik i Partizanit nuk e ka nënvlerësuar aspak këtë sfidë duke kryer përgatitje maksimale dhe duke tentuar të jenë në formë sa më të mirë fizike. Megjithatë, jo e gjithë situata duket pozitive te Partizani, pasi mesfushori i talentuar, Arinaldo Rrapaj, ka disa shqetësime fizike dhe me shumë gjasa do ta humbasë takimin kundër ish-ekipit të tij. 19-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ilir Dajës.

KAÇE DHE MALA – Me mungesën e mundshme të Arinaldo Rrapajt mbetet një vend i lirë në mesfushë dhe Kaçe e Mala mund të nisin titullarë më shpejt sesa mendohej. Një prej dy mesfushorëve pritet të mbulojë hapësirën e lënë bosh nga 19- vjeçari dhe me shumë gjasa do të jetë Mala duke qenë se ka një përgatitje fizike disi më të mirë. Sa i takon pjesës tjetër të formacionit nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga sfida me Teutën.

NDRYSHIMET – Edhe pse Daja pritet që të rreshtojë lojtarët kundër Teutës, kjo gjë nuk i shmang dot disa ndryshime. Albion Marku mund ta nisë titullar në vend të Gligorovit, pasi bëri minuta të mira kundër Teutës kur u aktivizua në pjesën e dytë. Në vend të Rrapajt me shumë gjasa do të jetë Mala, ndërsa në sulm ka vetëm një dilemë…

Formacioni i mundshem

LIKA – Gresild Lika u rikthye te Partizani këtë merkato vere dhe pritet shumë nga sulmuesi 23-vjeçar, i cili ka treguar cilësi të mira me ekipet e mëparshme që ka luajtur. Anësori ka zhvilluar stërvitje normalisht me ekipin, por në takimin kundër Teutës nuk u grumbullua. Sa i takon një grumbullimi të mundshëm me Skënderbeun, kjo gjë mbetet për t’u parë, pasi Lika është një lojtar që mbulon të gjitha pozicionet në repartin e ofensivës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"