Partizani-Luftëtari, nxënësi kundër profesorit për fatet e një sezoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2018 | 10:43

Partizani-Luftëtari, nxënësi kundër profesorit për fatet e një sezoni

Partizani-Luftëtari ose Klevis Dalipi kundër Hasan Likës. Ky takim i javës së 24-t mund të konsiderohet edhe si një duel mes nxënësit dhe profesorit.

Traineri i Partizanit, Hasan Lika, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Laci, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Qemal Stafa" ne Tirane.

Pas largimit të Sulejman Starovës (ish-profesori i Hasan Likës në fillimet e karrierës si trajner, por edhe bashkëtriumfues në titullit e fundit të “demave”, në vitin 1993), drejtimi i Partizanit i kaloi Klevis Dalipit.

Si për ironi të fatit, Dalipit i duhet që të debutojë përballë trajnerit me të cilin hodhi hapin e parë te të kuqtë, në fillim të sezonit 2013- 2014, që përkonte me rikthimin e “demave” në Superiore.

dalipi

Hasan Lika ishte trajner i Partizanit, ndërsa Dalipi ishte ndihmësi i tij i parë. Bashkëpunimi mes tyre përfundoi në shkurt të 2014-ës, pikërisht pas humbjes 1-0 në derbi që mbetet edhe triumfi i fundit i bardhebluve ndaj rivalëve të kuq.

Për shumë arsye, Klevis Dalipi kërkon të dalë triumfues në debutim ndaj më- suesit, të cilit ia njeh filozofinë e drejtimit. Kjo mund të përbëjë një avantazh për trajnerin elbasanas, por, gjithçka varet nga lojtarët e dy ekipeve sesi do t’i interpretojnë urdhrat e trajnerëve.

dalipi

Ky duel shikohet si një busullë drejtimi për të dyja klubet, pasi nga përfundimi i kësaj sfide mund të shikohet trajektorja e sezonit.

Luftëtari vjen në këtë sfidë me dy pikë më shumë se të kuqtë, me 11 ndeshje radhazi pa humbje, si dhe në përballjen e fundit në Gjirokastër i kanë shkaktuar Partizanit humbjen më të thellë në histori, 5-0.

Lika-Hasan-trajneri-i-Partizanit

Të besuarit e Likës kërkojnë pikë në kryeqytet, në mënyrë që të realizojnë synimin për të siguruar një biletë për në Kupat e Europës.

Partizani mendon vetëm fitoren, e para për debutimin e Dalipit dhe e dyta për të besuar edhe ata për të zënë një vend në Europë.

Hasan-Lika si struci

Një humbje në këtë takim mund të bënte që Partizani ta shikonte me dylbi Europën, por mund të rriste frikën e skenarit të frikshëm, që të përfundojnë për mbijetesë.

Të dy ekipet kërkojnë që trajektorja të vijojë për lart, ndërsa humbja mund të ndikojë më shumë për keq te Partizani, i cili deri tani ka qenë një ekip amorf.

Të dyja skuadrat kanë pasur probleme me gjykimin, por me trajektore të kundërta. Gjirokastritët janë ankuar shpesh në fazën e parë, ndërsa Partizani është ndjerë “i vjedhur” në ndeshjet e luajtura në 2018-ën.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"