Partizani “largon” Elbasanin nga stadiumi, verdheblutë në hall për portën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 23:13

Partizani “largon” Elbasanin nga stadiumi, verdheblutë në hall për portën

Elbasani vijon përgatitjet për Lushnjën, ndeshje që do ta luajnë në Cërrik, pasi në fundjavë në “Elbasan Arena” do të luajë Partizani-Skënderbeu. Pavarësisht kësaj, elbasanasit do të kërkojnë me çdo kusht rezultatin pozitiv, sepse vijnë pas dy humbjesh në start.Elbasani-Shenkolli

Një tjetër humbje do të komplikonte edhe më shumë situatën e tyre në Grupin B. Në këtë takim do të rikthehet nga pezullimi sulmuesi Saimir Hasani, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë ndaj Egnatias. Hall më vete është porta, pasi mungon Ferit Moli.

U bënë ditë që gardiani nuk është paraqitur në stërvitje për shkak të një problemi shëndetësor. Vendin e tij në katërkëndëshin elbasanas do ta zërë 17- vjeçari Redon Gega. Në krahasim me kundërshtarin, verdheblutë kanë pasur më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur dhe janë më të çlodhur, një faktor që do të përpiqen ta shfrytëzojnë.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"