Partizani largohet nga kryeqyteti, shikoni ku do e luajë ndeshjen si pritës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 0:01

Partizani largohet nga kryeqyteti, shikoni ku do e luajë ndeshjen si pritës

Sezonin e ri futbollistik Partizani i trajnerit Ilir Daja e nis me turin e parë të Kupës së Shqipërisë, ku sipas shorit, të kuqtë presin Ilirinë e Fushë-Krujës, që këtë edicion do të militojë në Kategorinë e Parë.

Partizani stervitje

Kupa nis me ndeshje teke dhe Partizani është pritës. Ndaj Ilirisë do të luhet më 1 nëntor dhe me shumë mundësi Partizani do të zgjedhë stadiumin e qytetit të Librazhdit për të pritur Ilirinë, pasi ka krizë terrenesh në kryeqytet.

Të kuqtë mund të luanin këtë raund në komplekset me bar sintetik, por dihet se dëshira e trajnerit është fusha me bar natyral. Në rast kualifikimi, në tyrin e dytë Partizani i bie të përballet më 12 nëntor me fituesin e çiftit Apolonia-Turbina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"