Partizani lamtumirë Europës, barazimi me Krasnodarin s’mjafton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2016 | 21:20

Partizani lamtumirë Europës, barazimi me Krasnodarin s’mjafton

UPDATE/ Partizani i thotë lamtumirë Ligës së Europës. Ndeshja e kthimit mes Partizanit dhe Krasnodarit në “Elbasan Arena” përfundoi pa gola, por rezultati i takimit të parë në Rusi përcaktoi gjithçka.

Untitled-6

Të kuqtë humbën me rezultaitn e thellë 4-0 pak ditë më parë në Rusi dhe në sfidën e kthimit nuk shkuan më larg sa barazimi 0-0.

Untitled-16

Pjesa e parë mes Partizanit dhe Krasnodarit përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Miqtë duken më të favorizuar pas katër golave të shënuar në takimin e parë, ndërsa të kuqtë nuk arritën të ngushtonin rezultatin.

Minutat e para u karakterizuan nga një lojë më kërkuese e lojtarëve të Partizanit, por pa konkretizuar para portës.

Untitled-9

Ndërsa miqtë morën në dorë frenat e lojës në minutat e fundit. Kryesisht ekipet në pjesën e parë zhvilluan një lojë e kujdesshme, pa shumë raste para portave respektive.

Sfida mes “demave” dhe rusëve ka filluar të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:30.

Ekipi i drejtuar nga Adolfo Sormani duhet se e ka më të vështirë këtë ndeshje, pasi takimi i parë i luajtur në Rusi u mbyll me rezultatin 4-0 për Krasnodarin.

Untitled-11

Rezultati final:
Partizani – Krasnodar 0 – 0 (0-4)
 

MINUTAT LIVE’:

Mbyllet pjesa e dytë.

90+3’ Hoxha kryen një tjetër pritje të shkëlqyer duke devijuar topin në goditje nga këndi pas një roveshate të sulmuesit rus.

90+2’Rast i rrezikshëm për Rusët. Zoazinjo shfaqet përballë Hoxhës, por gardiani i Partizanit largon topin në goditje nga këndi. Rusët kishin rastin më të mirë për të shënuar në portën e Partizanit.

89′ Rusët kapen në pozicion jashtë lojë nga mbrojtja e “demave” që nisen në kundërsulm. Ibrahimi kthen mbrapa. Lojtarët e Partizanit nuk koordinohen siç duhet në mesfushë.

87′ Lojtarët e Partizanit fitojnë një tjetër goditje nga këndi. Top i lartë në zonë, por del portieri i Krasnodarit që largon rrezikun.

86′ Faull i Torasës në mesfushë. Rusët nisin një tjetër aksion sulmues.

80′ Rusët sërish në kundërsulm. Petrov kryen një gjuatje të fortë nga jashtë zonës, pret në dy kohë Alban Hoxha.

79′ Ibrahimi kroson një top në qendër të zonës për Bardhin, por ky i fundit nuk arrinë ta kontrollojë siç duhet. Lojën e nisin futbollistët e Krasnodarit.

74′ Partizani kryen zëvendësimin e tretë. Trashi largohet mes duartrokitjeve në “Elbasan Arena”, në vend të tij Vatnikaj.

66′ Rusët nisin një kundërsulm të shpejtë, por shpërdoron Torbinski.

66′ Rast i mirë për Partizanin, Trashi futet në zonë, pason për Bartonin, goditjë këndi për Partizanin.

64′ Sormani kryen një tjetër zëvendësimin. Bardhi futet në vend të Fejzullahut.

63′ Rast i rrezikshëm pwr Krasnodarin. Hoxha del duke ndalur rrezikun.

51′ Batha provon një gjuajtje me të majtën, por jashtë kuadradit. Partizani humb një tjetër rast për të ngushtuar rezultatin.

51′ Eboue ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ekubanit.

50′ Ekuban nis një aksion në gjysmëfushën e Krasnodarit, pengohet pranë zonës së rreptësisë. Goditjë dënimi për Partizanin.

46′ Krasnodari e nis me dy zëvendësime. Jedrzejczyk futet në vend të Podberezkin, ndërsa Akhmedov merr vendin e Pereiras.

46′ Futbollistët e Krasnodarit nisin topin e parë në pjesën e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

47′ Vila provon me një gjuatje nga jashtë zonës, por shumë larg kuadradit.

46′ Partizani nis një aksion sulmues nga krahu i djathtë, topi për Ekuban, goditje nga këndi për Partizanin. Trashi harkon në zonë, por largojnë rusët.

45′ Dy minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

44′ Torasa nis një kundërsulm të shpejtë në krahun e majtë, por Torbinski e pengon. Gjyqtari danez e ndëshkon me karton të verdhë.

41′ Lojtarët e Krasnodarit luajnë në gjysmëfushën e Partizanit. Të kuqtë shfaqen disi më të tërhequr në minutat e fundit të pjesës së parë.

33′ Hoxha shpëton golin e disavantazhit duke kryer dy ndërhyrje të njëpasnjëshme. Miqtë shfaqen të rrezikshëm në zonën e Partizanit.

32′ Karton i verdhë për Pereiran, ndërhyrje e gabuar ndaj Trashit pas një kundërsulmi të shpejtë nga krahu i majtë. Rast i mirë për Partizanin, Batha harkon në zonë, por largojnë miqtë.

29′ Goditje këndi për rusët. Tentohet një pasim i shkurtër, por ndërhyjnë mbrojtësit e Partizanit që largojnë në rivënie anësore.

28′ Trashi kroson një top të lartë në zonë, del portieri i Krasnodarit që zotëron topin.

22′ Vjen zëvendësimi te Partizanit. Bertoni merr vendin e Ramadanit.

21′ Futbollisti largohet me barelë pasi nuk mundet ta vazhdojë më lojën. Sormani bën gati zëvendësimin e radhës.

19′ Ndërpritet loja, Ramadani dëmtohet në fushë.

13′ Batha kryen një ndërhyrje të gabuar në mesfushë. Rusët nisin një aksion sulmues nga krahu i djathtë, fitojnë një goditje nga këndi. Topi harkohet në zonë, por del Hoxha duke grushtuar.

08′ Partizani fiton goditje e parë nga këndi. Torasa harkon një top në zonë, largojnë mbrojtësit e Krasnodarit.

01′ Topin e parë e luajnë lojtarët e Partizanit.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Krasniqi, Batha, Ramadani, Trashi, Ibrahimi, Torassa, Fejzullahu, Atanda, Vila, Ekuban.
Trainer:  Sormani

Krasnodar: Sinitsin, Marynovich, Torbinski, Granqvist, Ari, Podberezkin, Bystrov, Joaozinho, Pereyra, Eboue, Petrov.
Trajner: Kononov

Untitled-7

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"