Partizani kundër Gjicit: “Hajnia” është ngritur në sistem nga “i madhi” i videos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 23:08

Partizani kundër Gjicit: “Hajnia” është ngritur në sistem nga “i madhi” i videos

Klubi i Partizanit më në fund ka thyer heshtjen duke reaguar publikisht për videon që ka shpërndarë po vetë rreth tentativës për ryshfet ndaj futbollistëve para ndeshjes me Kukësin. Në një reagim të postuar në rrjetet sociale, të kuqtë nuk janë kursyer duke e cilësuar një turp dhe një ballo me maska atë që kishte ndodhur.

gjici demi

Klubi i kuq këtë radhë ka bërë një sulm direkt edhe ndaj drejtuesve të klubeve të tjera, duke i kujtuar atyre mirëpritjen, ndërsa i ka cilësuar homologët e Demit si persona që mundoheshin t’i futeshin nga dritarja.

partizani reagim

Reagimi i Partizanit

Zhgënjimi nga rezultati në fushë është i madh, por jemi krenarë që derdhim djersën ndershmërisht, jemi me kokën lart se kemi pikët që na takojnë dhe nuk i jemi futur kurrë në shtëpi rivalëve për t’i vjedhur apo për t’i blerë.

Ne luftojmë të vetëm, dhe këtu nuk behet fjale për një ndeshje, as për një titull, të paktën të tillë JO, kurrë. Presidenti Gaz Demi dhe klubi që po ndërton dhe formon nuk do jetë kurrë pjesë e kësaj maskarade dhe i ka pritur me respektin maksimal të gjithë homologët nga dera e madhe e NDERSHMËRISE, ndërkohë që ata tentojnë t’i hyjnë nga dritarja.

Ky është një TURP I MADH! NJË BALLO ME MASKA, NË TË CILËN PARTIZANI NUK DO HYJË KURRË! Thjesht, njerëzit duhet ta dinë, se kur “hajdutët” mbërrijnë në “shtëpinë tonë”, merret me mend çfarë kanë bërë me ekipet e tjera…

“Hajnia” është ngritur në sistem nga “i madhi” dhe “të mëdhenjtë” e videos. NE JEMI KRENARË QË LUFTOJMË TË VETEM BASHKE ME TIFOZËT TANË PËR NJË LOJË TË PASTËR….DHE PIKËRISHT ATË LOJË DUAM TË FITOJMË….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"