Partizani konfirmon Starovën, ikën Vila, firmos me Kërkyrën në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2015 | 17:37

Partizani konfirmon Starovën, ikën Vila, firmos me Kërkyrën në Greqi

VilaKa marrë fund aventura e Emiljano Vilës me Partizanin, pasi nga dje mesfushori durrsak është bërë pjesë e skuadrës së Korfuzit, Kerkyra, që luan në Superligën greke. Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Kerkyrën. Pas nënshkrimit, Vila ka dhënë edhe prononcimin e parë si pjesë e skuadrës së Korfuzit.

“Jam shumë i kënaqur me marrëveshjen e re, pasi i jam bashkuar një ekipi të madh, si Kerkyra e Korfuzit. Dua të falënderoj klubin, presidentin dhe trajnerin për besimin e mundësinë që më dhanë mua që të rikthehem në Superligën greke. Na pret një sezon i vështirë, por jam gati që të hedhim së bashku një tjetër hap përpara. Qëllimi im është që të punoj sa më mirë dhe të jap kontributin tim për ta ndihmuar Korfuzin që të rritet më tej”, u shpreh Emiljano Vila në paraqitjen e parë si lojtar i Kerkyrës. Ndonëse nuk jepen shifra, nga burime të ndryshme mësohet se ish-lojtari i Partizanit do të përfitojë 150 mijë euro në Korfuz. Para një viti, Vila kaloi nga PAS Janina te Partizani, por nga dje ka vendosur që t’i rikthehet sërish futbollit grek. Durrsaku do të bashkohet me Sakis Çolis, që e ka pasur trajner te PAS Janina.

Në Janinë Vilaluajti për tre sezone, së bashku me Andi Lilën, i cili sezonin e fundit kaloi në Itali te Parma. Ishte përfolur prej kohësh për një rikthim të Vilës në Greqi, por para fillimit të përgatitjeve për në Europë drejtuesit e Partizanit njoftuan se lojtari kishte rinovuar edhe për një sezon me të kuqtë, ndonëse bashkëpunimi i Vilës me Partizanin zgjati vetëm në dy ndeshje në Ligën e Europës. Nga dje, mesfushori i ekipit kombëtar do të vijojë karrierën në radhët e Kerkyrës. Emiljano Vila është edhe pjesë e Kombëtares, ndonëse nuk është thirrur në takimet e fundit nga trajneri Xhani De Biazi. Trajneri italian i kuqezinjve, para një viti, e quajti kthim prapa kalimin e mesfushorit nga PAS Janina te Partizani. Kjo hapi debat asokohe, çka e detyroi trajnerin De Biazi të sqaronte se nuk ka asgjë me Partizanin dhe Kategorinë Superiore.

Partizani konfirmon Starovën artizani konfirmon Starovën

Prej disa ditësh, Par tizani është përf shirë nga debatet, aludimet, thashethemet, që kanë lidhje me drejtimin e skuadrës dhe të ardhmen e lojtarëve.

Presidenti Gaz Demi, në një prononcim për “Panorama Sport”, vë pikat mbi “i” duke hedhur poshtë të gjitha aludimet që kanë lidhje me drejtimin e Partizanit. Ai i jep besim të plotë Sulejman Starovës dhe vlerë- son maksimalisht paraqitjen e skuadrës në Europë, ndonëse u eliminuan. Më tej, njëshi i të kuqve ka bërë një apel edhe për tifozërinë. Sipas tij, ndonëse i do shumë tifozët, ata nuk mund të vendosin në aspektin teknik dhe se ndiente keqardhje për sharjet ndaj Starovës në ndeshjen me Stromsgodset. Sipas Demit, te Partizani trajneri është “mbreti” dhe askush nuk mund ta kundërshtojë. Ky ishte edhe një mesazh i presidentit Demi për “kanakarin” e tij Nderim Nexhipi….

Tifozët

Gjatë ndeshjes me norvegjezët, një pjesë e tifozëve kontestoi zgjedhjet e trajnerit në formacion. Ata kërkonin Nexhipin në fushë, ndërsa në fund nuk kursyen edhe sharjet ndaj trajnerit Starova.

“Tifozët i dua shumë, i kam ndihmuar dhe do t’i përkrah sërish, ashtu siç na kanë mbështetur kudo. Vërtet Nexhipi është idhulli i tyre, por një gjë dua t’u sqaroj: te Partizani, tifozët kurrë nuk do të jenë përcaktues për zgjedhjet tekniko-taktike. Te Partizani, trajneri është ‘mbreti’ dhe askush nuk mund të dalë mbi zgjedhjet e tij”, vijoi Demi.

Debati Starova-Duro

Presidenti nuk preferoi të ndërhyjë në debatin që kanë pasur Duro dhe Starova, por ka bindje se kjo çështje nuk ka ndikuar në ecurinë e skuadrës në Europë. “Nuk dua të merrem me debatet mes kolegësh dhe miqsh, por them se kjo çështje nuk ka pasur ndikim te paraqitja e skuadrës në dy sfidat me Stromsgodset”, sqaroi presidenti i të kuqve.

Nexhipi dhe Mazrekaj

Gjatë përgatitjeve për në Europë ka pasur një debat në distancë mes trajnerit Starova dhe kapitenit Nexhipi rreth përfshirjes në formacion, por nuk kanë munguar dhe sjelljet problematike të Mentor Mazrekajt. “Nexhipi më ka pohuar se nuk ka asnjë problem me trajnerin. Vërtet ai ka pasur pëlqimin tim për të qenë kapiten dhe e kam mik, por ai i di rregullat e presidentit. Rregulli im është që trajneri është mbreti. Pra, trajneri vendos për formacionin dhe lojtarët duhet t’i nënshtrohen zgjidhjes së tij. A do të qëndrojë? Qëndrimi me Partizanin mbetet në dëshirë të Nexhipit, është ai që vendos për këtë gjë, pasi ne mbetemi të njëjtët. Ndërsa për Mazrekajn ndryshon situata me Nexhipin, i cili nuk ka kontratë, por thjesht akord miqsh për të qëndruar sa të dojë. Mazrekaj ka edhe dy vite kontratë me Partizanin dhe nuk ka ku të shkojë. Prandaj, ai do të jetë me ne dhe do t’i nënshtrohet si të tjerëve urdhrave të trajnerëve. Për sjelljen e fundit ka kërkuar falje, kështu që nuk ka vend për të marrë ndonjë masë ndaj tij”, tha numri një i të kuqve.

Arbnor Fejzullahu

“Fejzullahu është një djalë dhe lojtar shumë i mirë e i talentuar. Kemi shumë kërkesa për atë, por me bindje ju them se ardhmja e tij do të jetë në një klub dinjitoz europian. Nuk është momenti të japim emra tani. Në këtë rast do të shikohet interesi i Partizanit, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe teknik. Gjithsesi, edhe po iku, jemi të gatshëm për të plotë- suar largimin e tij në mbrojtje, si dhe të Rrahmanit e Cuculit që kanë ikur më parë”, përfundoi presidenti Demi.

Përgatiti: ILIR CARA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"