Partizani kërkon të thyejë “mallkimin”, 16 vite pritje për Kupën e 16-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 18:02

Partizani kërkon të thyejë “mallkimin”, 16 vite pritje për Kupën e 16-të

Pas plot 16 vitesh pritjeje, ky mund të jetë viti i Partizanit në Kupën e Shqipërisë. “Demat e kuq” e kanë fituar për herë të fundit këtë trofe në vitin 2004. Në atë finale kundër Dinamos, vendosi një gol i shënuar nga Ndreka në minutën e 12-të, për t’i dhënë trofeun Partizanit.

Partizani goli

Por, që nga ai vit, të kuqtë nuk kanë arritur më të shijojnë triumf në Kupën e Shqipërisë dhe ndoshta këtë sezon fitimi i këtij trofeu që mungon, do të jetë prioritet për trajnerin Ilir Daja dhe djemtë e tij. Partizani e nisi mirë, duke mposhtur thellë 5-0 skuadrën e Ilirisë në raundin e parë të Kupës.

Tashmë në raundin e dytë, do të kenë përballë Apoloninë e Fierit, në një sfidë ku gjithashtu shihen si favoritë për të triumfuar dhe për të kaluar në raundin tjetër. Partizani nuk pati mundësinë të përforcojë skuadrën gjatë merkatos së verës, për shkak të dënimit, duke e bërë të vështirë konkurrimin në Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë njëkohësisht, por kualiteti në grupin aktual në kampin e kuq nuk mungon. Ndoshta, pas plot 16 vitesh, Partizani mund ta fitojë trofeun e Kupës së Shqipërisë, për herë të 16- të në historinë e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"