Partizani kërkon të lërë pas humbjen në derbi ndaj Tiranës, presidenti Demi do kthesën me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 11:19

Partizani kërkon të lërë pas humbjen në derbi ndaj Tiranës, presidenti Demi do kthesën me Vllazninë

E sotmja pritet të jetë ndeshja më në presion për Kolelën dhe skuadrën e tij.

GAZ DEMI

Humbja aspak e hijshme në derbi padyshim nuk ka lënë shije të mirë te presidenti Demi, çka u duk edhe në deklaratën e tij pas ndeshjes.

Megjithëse nuk është nga ata presidentë që i shkojnë skuadrës në dhomat e zhveshjes dhe t’i kërkojnë llogari, Demi dy fjalë ua ka thënë drejtuesve të tjerë. Presidenti kërkon me patjetër kthesën ndaj Vllaznisë.

Në rast të kundërt ai ka paralajmëruar se do të rishikohet pozicioni i gjithsecilit prej drejtuesve të skuadrës, ku nuk përjashtohet as trajneri Kolela.

Ai derbi ka zhbërë gjithë arritjet në ndeshjet e shkuara dhe në këtë mënyrë një fitore ndaj Vllaznisë do të ulte tensionin në skuadër, që shihej në mimikën e lojtarëve, pasi asnjëri prej tyre nuk u pa i çelur në fytyrë dje në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"