Partizani kërkon penallti në Shkodër, Jonuz gjykon rastin Broja-Adili: Është luftë e pastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 20:17

Partizani kërkon penallti në Shkodër, Jonuz gjykon rastin Broja-Adili: Është luftë e pastër

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz tregoi se e kishte marrë parasysh që kundërshtari i sotëm Partizani do të vinte i trysnuar në Shkodër për shkak të rezultateve negative.
bandicam 2020-03-09 20-08-59-001

Pas fitores 1-0 ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë, tekniku maqedonas theksoi se i mirëpret kritikat duke patur parasysh kritikat e ashpra të javës së kaluar nga Samuel Nikaj.

Në lidhje me një pretendim për penallti nga Partizani, ku Adili shtyn Brojën, Jonuz e quajti luftë sportive.

“Gjykimi i ndeshjes – Nuk i kam kritikuar gjithmonë gjyqtarët, vetëm kur nuk kanë dhënë rast flagrant.

Fitore pa tifozë – Ne duhet të fitonim. Këto 3 pikë ishin të rëndësishme. Kishim pak ndryshime në formacion. E dinim që Partizani do të ishte i tensionuar si ne.

Kritikët – Futbolli ka kritika. Kam qenë në Maqedoni dhe më kanë kritikuar, kam bashkëpunuar me trajnerët shqiptarët. I kemi pranuar kritikat, por vetëm nga trajnerët.
Rivalët e play-out – Nuk e di kush është në atë pozicion. Është kampionat i vështirë. Duhet të përqëndrohemi te takimi tjetër me Flamurtarin.

Pretendimi i Partizanit për penallti – Luftë e pastër sportive”, përfundoi Jonuz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"