Partizani kërcënon sllovenët e Mariborit me “tredhëmbësh”, ndryshon mbrojtja e demave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 17:56

Partizani kërcënon sllovenët e Mariborit me “tredhëmbësh”, ndryshon mbrojtja e demave

Partizani ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit para ndeshjes në orën 20:00, në stadiumin “Ljudski”. Më shumë se një seancë e kompletuar, ajo u ka shërbyer lojtarëve që të njihen me impiantin ku do të luhet takimi. Trajneri Gega mësohet se nuk ka lënë të kuptohet shumë në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë, duke i qëndruar besnik asaj që ka provuar në stërvitjen e së martës në kryeqytet.

Partizani

Kështu, në portë do të jetë kapiteni Hoxha, ndërsa në mbrojtje pritet të ketë dy spostime në krahasim me ndeshjen e një jave më parë, që u luajt në kryeqytet. Bitri është risia e formacionit, që me shumë gjasa do të zërë vendin e Belicës së dëmtuar, ndërsa Trashi do të kthehet në krahun e majtë të mbrojtjes, por gjatë lojës do të ketë edhe detyra sulmuese.

Capture

Pjesa tjetër e mbrojtjes do të jetë Ibrahimi në të djathtë dhe Gojkoviç konfirmohet në qendër. Mesfusha pritet të jetë me tre lojtarë dhe trajneri Gega ka preferuar që t’u besojë lojtarëve të fortë fizikisht. Hila, Mala dhe Telushi do të kenë detyrën që të ndërtojnë një barrierë për lojtarët kundërshtarë dhe të luftojnë fort për topin e parë. Në sulm ka më shumë fantazi, ku Asani dhe Bardhi do të jenë në ndihmë të Prognit.

Capture1

Bardhi është risia në 11-tëshen bazë, pasi në ndeshjen e parë e nisi nga stoli dhe u aktivizua në pjesën e dytë, ku humbi edhe një rast të pastër për të shënuar. Në këtë ndeshje, për Bardhin parashikohet të ketë edhe skautë të Lokomotivës së Zagrebit, që janë interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"