Partizani-Kaçe, “beteja” vazhdon por tani mesfushori ul pretendimet financiare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 18:40

Partizani-Kaçe, “beteja” vazhdon por tani mesfushori ul pretendimet financiare

Ergys Kaçe dhe Partizani janë ndarë në dy “fronte luftimi” dhe nuk kanë ndër mend të dorëzohen derisa të arrijnë qëllimet e tyre. Klubi i ka kërkuar largimin, Kaçe e ka pranuar, por pretendimet e tij financiare janë gjithë arsyeja e kësaj “përplasjeje”.

ergys kace

Kaçe ia ka bërë të qartë klubit se nuk i fal asgjë, me drejtuesit, që po mundohen në të gjitha mënyrat për ta bërë të ulë pretendimet. Kontrata e Kaçes përfundon në verë. Mesfushori nga Korça kërkon paratë deri në janar, plus muaj shtesë, në mënyrë që të dalë menjëherë lojtar i lirë. Këto pretendime Partizanit i duken të tepruara.

Aktualisht Kaçe po stërvitet me moshat dhe klubi ia ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të ndryshojë qëndrim. I ndodhur në një situatë jo komode, Kaçe ka vendosur të ulë disi pretendimet e tij, por sërish kërkon të gjitha paratë në dorë.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"