“Partizani ka ende mundësi për titullin”, Jasir Asani: Ja me cilën kombëtare dua të luaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 22:10


“Partizani ka ende mundësi për titullin”, Jasir Asani: Ja me cilën kombëtare dua të luaj

Jasir Asani ka folur për “Fan Zone” ditën e sotme, ku ka folur për situatën në të cilën ndodhet e gjithë bota.jasir asani

Asani është shprehur se më shumë se të gjithë te Partizani, flet me Hoxhën. Gjithashtu ish-sulmuesi i Partizanit është shprehur se do ta pranonte Shqipërinë, nëse i vjen një ftesë. “Është një situatë e vështirë për të gjithë. Vazhdoj të stërvitem në mënyrë që të jem në një formë të mirë.

E dija që futbolli në Suedi është i fortë, këtë ma kishin thënë të gjithë. Megjithatë e nisa mirë dhe tani po përshtatem shume mire. Flas me të gjithë te Partizani. Më shumë flas me Alban Hoxhës, me të cilin diskutojmë për gjithçka. Gjendja e Partizanit? Kanë ikur shumë lojtarë që shin titullarë me Gegën.jasir asani 1

Lojtarët e rinj që erdhën nuk e kishin të lehtë, pasi e kishin të vështirë të përshtateshin. Partizani ka ende mundësi për titullin. Kombëtarja? Do shikoj cila do jetë oferta e parë Maqedonia ose Shqipëria. Do ta pranoja direkt Shqipërinë, duke qenë se aty kam luajtur për 3 vite.”, u shpreh Asani.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com