Partizani “josh” Memën? Ish-trajneri zbulon të ardhmen: Ja përgjigjia ime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 23:24

Partizani “josh” Memën? Ish-trajneri zbulon të ardhmen: Ja përgjigjia ime

Ish-tekniku i Tiranës Ardian Mema nuk e fshehu lumturinë e fitorës së ekipit bardheblu në derbi pas gati 6 vitesh ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit.

ardian-mema1
Për “Rubrikën Sportive”, Mema tregoi dhe pengun e tij që nuk mundi asnjëherë ta fitonte përballjen me Partizanin gjatë kohës kur drejtoi 24-herë kampionët e vendit.

‘’Faktikisht, e para u gëzova që fitoi Tirana se kishte 5 vite pa fituar dhe unë kam qenë pjesë e atyre ndeshjeve që nuk u fituan. U gëzova, por isha i keqardhur që nuk isha trajneri që të festoja unë. I urova me mesazhe djemtë.

Ishte stadiumi e atmosfera që krijon këtë lloj standardi për mbarëvajtje ndeshje e publik të zgjedhur. Ishte ndeshje që Tirana e priste prej kohësh, e fitoi në momentin e duhur dhe kohën e duhur, pavarësisht problematikave me largimin tim dhe të Julit. I sheshon disi gjërat dhe shpresojmë të shohim Tiranën sa më lart e të jetë ekip elitar.

skuadra

Lojtarat  u bënë grup të gjithë. Edhe Egboja kanë bërë punë të mirë me ekipin. Është punuar më shumë nga ana psikolgjike dhe nga ana taktike. Tirana ishte superiore në mesfushë ndaj Partizanit. Partizani ka qenë gjatë gjithë kohës me ekuilibër. Nuk mund të sulmosh kur ske ekuilibër.  Ndryshe nga kur e drejtova unë, Tirana e priti këtë herë kundërshtarin në mesfushë. Mendoj që kjo ndeshje ka arsyet e veta pse fitoi Tirana”, u shpreh ish-trajneri bardheblu.

Ai refuzoi kategorikisht për të drejtuar Partizanin pas shkarkimit të Franko Lerdës nga stoli i kampionëve në fuqi të Shqipërisë. Mema kthehet pas në kohë dhe kujton se u aktivizua në sezonin 1997-1998 me të kuqtë për shkak të situatës së trazuar në Shqipëri. Nga ana tjetër, ai shton se ka biseduar me drejtuesit e Tiranës pas shkarkimit të pasardhësit të tij Julian Ahmataj vetëm për derbin e 155-ë me Partizanin, i cili u fitua ditën e premte nga bardheblutë.

partizani
A do ta drejtonte Partizanin – Si futbollist kam pasur një probleme me shefin e klubit në atë kohë dhe më largoi. Nuk shkoja dot jashtë Tirane në vitin 1997, nuk mund të lija futbollin ndaj shkova te Partizani. Dhashë maksimumin se ku punon duhet të japësh maksimumin, më kanë pritur mirë të them të drejtën.

Nuk e di pse po ma bëni këtë pyetje, jemi të papunë, por nuk jemi pa bukë. Do të thosha jo. Se nuk e mendoj se është akoma herët të mendoj që mund të shkoj. Mund ta mendoj pas janarit, edhe të shkoj jashtë, siç kam qenë më parë. Për Partizanin e thashë jo.

MEMAAA
A ka marrë ofertë për t’u kthyer te Tirana – Më kanë marrë në telefon vetëm për ndeshjen e Partizani, jo për rikthim. Më erdhi keq që Juli iku. Duhet të jesh i fortë vetë, edhe kur ke ndërhyrje. Lashë një pikë me 3 pikë diferencë nga kreu dhe ekipi dalloi për qarkullimin e mirë të topit. Pastaj çdo gjë varet si trajneri i sheh gjërat vetë”, përfundoi Ardian Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"