“Partizani ishte test”, trajneri i Korabit shpjegon: Nuk luajtëm në Tiranë për shkak të tifozerisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 15:39

“Partizani ishte test”, trajneri i Korabit shpjegon: Nuk luajtëm në Tiranë për shkak të tifozerisë

Korabi është mundur 1-3 nga Partizani në Kupën e Shqipërisë dhe i ka dhënë praktikisht lamtumirën që në sfidën e parë vazhdimësisë në turne. Mirëpo trajneri Shpend Kumbarçe e ka cilësuar këtë një test të mirë para rikthimit në kampionat, ku janë synimet e vërteta të ekipit.

kumbarce

“Ne këtë ndeshjen e Kupës e vlerësuam pasi e morëm edhe si test para kampionatit dhe ishte më tepër për të parë kontingjentin e lojtarëve që do të bëjnë zëvendësuesit e mundshëm që kemi të lojtarëve me dëmtime e të dënuar. Kemi bërë provën me të rinjtë që ti zëvendësojnë.

Ne e dinim forcën e Partizanit, një ekip i cili kryeson kampionatin, por u munduam të bënim lojën tonë në mënyrë dinjitoze.

Terreni ishte i rënduar dhe na u vështirësua puna. Nëse terreni do të ishte i përshtatshëm mund të bëhej një ndeshje më e bukur.

Pse nuk u luajt në Tiranë ku stërvitemi? Tifozeria dibrane është e ndjeshme karshi ndeshjeve të ekipit të zemrës dhe ishte një kërkesë për të luajtur këtu që nuk u refuzua për të plotësuar dëshirën e tifozerisë dibrane”, tha Kumbarçe për “Oversport” në mbyllje të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"