Partizani i “rrëmben” Tiranës objektivin në merkato, ja si u bë blerja e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:58

Partizani i “rrëmben” Tiranës objektivin në merkato, ja si u bë blerja e mesfushorit

Partizani ka bërë dy blerje deri më tani. Fillimisht, u arrit akordi me Stenio Zhuniorin, ndërsa më pas u transferua Valentino Murataj nga Bylisi.

Mellugja

Një tjetër futbollist që është transferuar nga ekipi i Bylisit, është Donald Mëllugja. Ishte dhe skuadra e Tiranës që interesohej për Mëllugjën, por në fund ishte skuadra e Partizanit që arriti te firma e tij.

Nuk zbulohet shifra për të cilën kanë rënë dakord dy klubet për firmën e 25-vjeçarit, por mësohet se është shumë më e ulët se shuma që është paguar për Muratajn, që ishte 50 mijë euro dhe 10% i kartonit. Mëllugja pritet t’i bashkohet Partizanit menjëherë në stërvitje, duke qenë një alternativë më shumë për strategun Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"