Partizani i ri / Gega prezantohet para ekipit, nis stërvitjen edhe Magani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2018 | 17:10

Partizani i ri / Gega prezantohet para ekipit, nis stërvitjen edhe Magani

Trajneri i ri i Partizanit, Skënder Gega, është prezantuar pak minuta më parë nga drejtori i klubit të kuq, Olsi Rama. Ky i fundit ka mbajtur një fjalim të shkurtër para skuadrës, ndërsa më pas Gega ka takuar secilin nga futbollistët.

Olsi Rama dhe Gega

Stërvitja ka vazhduar nën drejtimin e pjesës tjetër të stafit teknik, pasi Gega do të nis zyrtarisht punën duke filluar nga nesër, teksa do të dalë edhe para mediave në një konferencë për shtyp.

Partizani

Në stërvitje me skuadrën e kuqe ka dalë edhe sulmuesi peqinas, Artur Magani, i cili ka arritur marrëveshjen dhe pret të firmosë zyrtarisht.

Magani Partizani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"