Partizani i “prish festën” Egnatias, shënon edhe një nga blerjet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 18:55

Partizani i “prish festën” Egnatias, shënon edhe një nga blerjet e reja

Partizani ka fituar sot miqësoren e radhës përgatitore për sezonin e ri. Skuadra e Ilir Dajës ka fituar me shifrat 2-0 ndaj Egnatias në inaugurimin e stadiumit të kësaj të fundit.

egnatia partizani

Si Magani, ashtu edhe Daja, kanë hedhur në fushë thuajse të gjithë lojtarët kryesorë që planifikojnë për formacionet e tyre ideale në sezonin e ri. Por kanë qenë të kuqtë ata që kanë dhuruar një lojë më të mirë në pjesën e parë teksa kanë shënuar dy herë me Sotën dhe Selitën.

Edhe pse rastet nuk kanë munguar në vijimin e sfidës, rezultati nuk ka ndryshuar deri në fundin e saj ndaj ndeshja u mbyll me suksesin e të kuqve.

Egnatia-Partizani 0-2
23’ Sota, 30’ Selita

Detaje më të hollësishme rreth ndeshjes në fjalë mund të lexoni në  versionin print të gazetës PANORAMA SPORT të datës 10 shtator.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"