Partizani i pret gjeorgjianët në Elbasan, reagon klubi i kuq: Ja pse nuk luajmë dot në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 14:31

Partizani i pret gjeorgjianët në Elbasan, reagon klubi i kuq: Ja pse nuk luajmë dot në “Air Albania”

Partizani do të nisë aventurën e saj europiane ndaj klubit gjeorgjian të Saburtalo Tbilisit në turin e parë të Ligës së Konferencës

PARTIZANI 2

Ndeshja e parë do të luhet në kryeqytetin gjeorgjian dhe më pas më 14 korrik, “demat” do të sfidojnë në “Elbasan Arena” skuadrën nga Tbilisi.

Për duelin që do të zhvillohet në Elbasan, klubi i Partizanit ka reaguar me një komunikatë zyrtare në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” duke thënë se drejtoria e stadiumit “AIR Albania” ka vlerësuar që të mbjellë barin gjatë kësaj periudhe.

KOMUNIKATA E KLUBIT TË PARTIZANIT –

PAR

“???????

Klubi Partizani dëshiron të njoftoj opinionin publik dhe në veçanti tifozerinë e kuqe në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së kthimit ndaj Saburtalo në program dt.14 korrik ora 20:00 në “Elbasan Arena” e vlefshme për turin e parë të Conference League.

Saktësojmë se luajtja e ndeshjes në stadiumin “Elbasan Arena” është e kushtëzuar, pasi drejtoria e stadiumit “Air Albania” ka vlerësuar që të mbjellë barin gjatë kësaj periudhe, kur ekipet shqiptare garojnë në kompeticionet europiane.”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"