Partizani i merr talentin Tiranës dhe e huazon te skuadra që sapo bleu sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:47

Partizani i merr talentin Tiranës dhe e huazon te skuadra që sapo bleu sulmuesin

Dështimet e merkatos së verës, kryesisht me të huajt e afruar, ka bërë që drejtuesit e Partizanit të nxjerrin mësime duke reflektuar në dimër. Për momentin meritoja e kuqe është fokusuar te elementët vendas dhe kryesisht te lojtarët me moshë të re dhe me perspektivë.


cikani-1234

Në kuadër të kësaj strategjie të re, në ditët e fundit Partizani ka bërë disa lëvizje të zgjuara, ndonëse klubi akoma nuk i ka zyrtarizuar.

Kampionët në fuqi i kanë shkaktuar një “gol” Tiranës duke i rrëmbyer një lojtar të ri, i cili kreu edhe minifazën përgatitore në Antalia me bardheblutë.

Pikërisht bëhet fjalë për Dionis Çikani, i datëlindjes 10 mars 1999, i cili në pjesën e parë të sezonit ka spikatur te Tirana B. Pasi e kanë bërë të tyre lojtarin, e kanë huazuar deri në verë te Besa e Kavajës.

Dionis Çikani luan si sulmues anësor dhe është pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"