VIDEO/ Partizani i ka bërë dalje, por shikoni me kë stërvitet mesfushori Romero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 21:34

VIDEO/ Partizani i ka bërë dalje, por shikoni me kë stërvitet mesfushori Romero

Situata te Partizani nuk ka të ngjarë me atë të një viti më parë. Futbollistë me shumë pritshmëri që nuk kanë treguar për çfarë janë afruar dhe për pasojë, shpesh janë transmetuar edhe në atmosferën e përgjithshme të ekipit dhe më pas te rezultatet. Aristoteles Romero u dërgua te skuadra B në formë ndëshkimi, teksa trajneri Sormani e justifikoi me faktin se lojtari nuk ka përgatitjen e duhur fizike për të qenë pjesë e skuadrës së parë të kampionëve në fuqi.rom

Mesfushori, krahas stërvitjeve me ekipin B, në rrjetet sociale ka ndarë foto dhe video nga puna ekstra që bën në banesën e tij. “Stërvitje me 51 kilogram”, ka shkruar Romero në rrjetet sociale, duke ndarë momente kur me të fejuarën e tij mbi shpinë, bën ushtrime fizike.

Gjatë aktivizimeve me skuadrën B, Romero ka shënuar gol në javën e fundit. Venezuelasi po bën të pamundurën të kthehet tek ekipi i parë, nga ku është dëbuar nga trajneri Sormani.

 

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"