Partizani i hap “oreksin” Martinit: Me Flamurtarin vetëm për fitore, mjafton një gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 16:25

Partizani i hap “oreksin” Martinit: Me Flamurtarin vetëm për fitore, mjafton një gol

Trajneri i ri i Teutës Edi Martini këmbëngul që durrsakët të fitojnë medoemos nesër në fushën e Flamurtarit.

martini
Fitorja e bujshme me Partizanin ditën e mërkurë ishte dhurata më e bukur për teknikun shkodran në rikthimin e tij në Durrës. Ai këmbëngul që skuadra e tij të luftojë medoemos për të fituar në fushën e vlonjatëve për të dhënë shpresë se 2020 do të nisë mbarë për Teutën.

“Rikthim në Durrës me fitore ndaj kampionëve të vendit – Unë mendojë që ishin tri pikë të rëndësishme për vazhdimësinë, duhet te fitonim me patjetër duke parë që kishim një kundërshtar shumë të fortë. I falenderoj të gjithë sportistët e mi.

79950670_10157821081464462_3768810802690129920_o

Përballja e fundit e këtij viti në Vlorë – Natyrisht, fitoret sjellin gjithmonë pozitivet në stërvitje. Megjithatë, unë këtë pozitivitet e kam parë që ditën e parë që kam ardhur. Gjendja është optimale, djemtë e kanë kuptuar se pikët janë shumë të rëndësishme dhe duhet të tentojmë të fitojmë me patjetër ndeshjen ndaj Flamurtarit.

partizani flamurtari1

Riparimi i repartit sulmues – Për mua, në këto momente të rëndësishme janë pikët dhe do të dëshiroja që dhe në Vlorë ta fitoja më një gol ndeshjen. Me rendësi janë tri pikët dhe renditja, të tjerat kanë kohë”, përfundoi tekniku shkodran.

Flamurtari pritet t’i zbresë i karikuar nesër në fushë ndaj Teutës pasi administratori Sinan Idrizi u ka dhënë lojtarëve njërën prej 4 pagave të këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"