Partizani i fazës së tretë “kopjon” startin e sezonit me Iulianon, vetëm 1 pikë në tri ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2018 | 21:30

Partizani i fazës së tretë “kopjon” startin e sezonit me Iulianon, vetëm 1 pikë në tri ndeshje

Partizani i sezonit 2017-2018 do të mbahet mend për afrimet e shumta që kreu në verë dhe dimër, 24, cilat duket qartë që kanë ndikuar në oscilacionet e skuadrës. Ecuria e dobët në fazën e parë, ku ekipi grumbulloi 11 pikë në 9 ndeshje, bëri që trajneri Mark Iuliano të largohet nga drejtimi. Faza e dytë solli një ndryshim të lehtë, pasi u morën 16 pikë në 9 ndeshjet.

partizani

Sa i përket Partizanit të fazës së tretë, ekipi ka ndryshuar edhe sa i përket sjelljes në fushën e lojës, por shifrat janë thuajse identike me startin e sezonit. Në tri javët e para të fazës së parë, të kuqtë nën drejtimin e Iulianos morën 1 pikë në tri ndeshjet e para, nga të cilat dy u luajtën në shtëpi. Si për koincidencë, një pikë ka grumbulluar Partizani edhe në tri ndeshjet e para të fazës së tretë, ku kësaj herë pikën ia kanë marrë Laçit, që i mundi në dy duelet e para.

Në tri ndeshjet e startit, të kuqtë pësuan 4 gola dhe nuk shënuan asnjë. Katër gola kanë pësuar edhe në tri sfidat e luajtura të fazës së tretë, ndryshimi i vetëm mbetet goli i shënuar ndaj Kukësit. Ndërsa në tri ndeshjet e para të fazës së dytë, ndonëse dy ishin në transfertë, Partizani mori 4 pikë me golaverazh 2-2. Për të mos shkuar në gjurmët e Partizanit të fazës së parë, të kuqtë duhet të fitojnë të enjten ndaj Lushnjës, duke ditur që në javën e katërt kanë barazuar 0-0 në kryeqytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"